ZYRTARE: Llullaku befason, transferohet në Itali. Testet mjekësore me...

Azdren Llullaku zyrtarisht është bërë me ekip të ri.

Sulmuesi që ndërpreu kontratën me Astanën ka gjetur marrëveshjen duke u transferuar në Itali me klubin nga Serie B, Virtus Entella

Klubi nga Seria B ka prezantuar sulmuesin e kombëtares shqiptare duke përforcuar repartin ofensiv.

“Azdrenit që militon me përfaqësuesen e Shqipërisë, i urojmë një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozi dhe gjithë familja e Entelës“, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Llullaku bashkohet dhe me Naser Alijin, i cili kaloi te Entela në merkaton e janarit.