Zidane flet para ndeshjes ndaj PSG-së

Zinedine Zidane është optimist para duelit në “Santiago Bernabeu” ndaj Paris Saint-Germain të vlefshme për fazën e 1/16 në Champions League.

Trajneri i Real Madridit ka thënë se mirëpret ndeshjet e mëdha si ajo e së mërkurës ndaj Paris Saint-Germain.

“Jam shumë i kënaqur me këtë lloj të ndeshjeve. Tani nuk kam presion të veçantë, jemi duke u përgatitur për nesër si gjithmonë. Gjithmonë është njësoj dhe jemi mësuar, duhet ta shfrytëzojmë”, u shpreh ai në konferencë për media.