VIDEO/ Denoncimi i të moshuarit: Ilia Sefo do më linte djalin të vdiste nëse nuk i jepja 600 mijë lekë

Një banor i Kolonjës ka denoncuar kandidatin për bashkinë e Ersekës, mjekun Ilia Sefo se i ka marrë 600 mijë lekë në spital se ndryshe nuk do ta bënte operacion djalin e tij.

Hiqmet Kasemi nga fshati Qafëzezë tregon historinë me djalin e tij, duke thënë se ishte doktor Ilia ai i cili i kishte thënë “nëse e dinte tarifën e punës në spital apo jo”.

Në denoncimin e tij, Kasemi thotë se i kishte marrë lëket borxh për të operuar djalin sepse i kishte plasur apandesiti.

Më poshtë ndiqni dëshminë e tij: