Juventusi me probleme në Champions, mungojnë 3 ‘yje’. Ja formacionet...

Sot në orën 20:45 Juventusi do të presë në Torino skuadrën e Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 të Champions Leagues.

“Sport Mediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku ajo që bie në sy “Zonjës së Vjetër” do t’i mungojnë 3 ‘yje’: Cuadrado, Matuidi dhe Dybala, shkruan SYRI.net.

Allegri pritet të luajë me skemën taktike 4-3-3 pasi kërkon të sigurojë kualifikimin që ndeshjen e parë.