Përjashtimet e anëtarëve të Kryesisë, ja reagimi i degës së PD-së në Vlorë...

Partia Demokratike e Vlorës i ka cilësuar si shpifje lajmet për përjashtim të anëtarëve të kryesisë së kësaj dege.

Përmes një deklarate,  dega e PD-së në Vlorë sqaron se në mbledhjen e 10 shkurtit, kryesia e PD të Vlorës respektoi plotësisht statutin e Partisë Demokratike, pa përjashtuar askënd.

“Përsa u përket përsonave të përfolur si të përjashtuar, e vërteta është se:

ritan Kokoshi, anëtar i hershëm i PD dhe aktiv në veprimtaritë politike të PD, është dorëhequr me mirëkuptim për arsye personale. Ai mbetet anëtar i vleresuar dhe i respektuar.

Asqeri Bulla, prej më shumë se 8 muaj, është tërhequr nga aktivitetet politike të degës duke mos ushtruar detyrën e anëtarit te Kryesisë.

Mirela Shekaj, drejtuese departamenti, nuk e ushtron detyrën e saj prej 8 muajsh.

Në mbledhjen e datës 10.02. 2018, Kryesia e PD Vlorë formalizoi detyrimin statutor, që parashikon zëvendësimin e anëtarit të kryesisë, nëse ai nuk merr pjesë në mbledhje 6 muaj rresht”, thuhet në deklaratën e PD-së dega Vlorë.