Erdogan i shfaq synimet e tij: Turqia është vazhdimi i Perandorisë Osmane, duam ...

‘Republika e Turqisë është një vazhdim i Perandorisë Osmane’. Kështu është shprehur Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

‘Republika e Turqisë, është një vazhdimësi e osmanëve. ashtu si shtetet tona të mëparshme që janë një vazhdimësi e njëri-tjetrit. Kufijtë kanë ndryshuar.

Format e qeverisjes kanë ndryshuar, por esenca është e njëjtë, shpirti është i njëjtë, madje shumë institucione janë të njëjta’, është shprehur Erdogan gjatë një ceremonie përkujtimore për të shënuar 100-vjeçarin e vdekjes së sulltanit osman, Abdulhamid i II-të, në Pallatin Y?ld?z në Stamboll.

Erdogan shtoi se kjo është arsyeja pse Sulltani Abdulhamid është një nga individët më të rëndësishëm, më vizionarë dhe më strategjik që e bëri në 150 vitet e fundit.

“Disa njerëz përpiqen me insistim ta fillojnë historinë e këtij vendi që nga viti 1923. Disa përpiqen pa pushim që të na thyejnë nga rrënjët dhe vlerat e lashta”, shtoi ai, përcjell Klan Kosova.

Erdogan tha se fotografia e madhe sjell karakter dhe kujtesë për një komb.

 “Ne krenohemi në historinë tonë pa bërë diskriminim”.

Sulltan Abdulhamid i II-të është i biri i Sulltan Abdulmexhitit, vdiq në vitin 1918 dhe ishte sulltani 34 i Perandorisë Osmane.