Linda Rama-Xhillari-Çabiri me rreth 2 mln euro pasuri të paluajtshme

Nga informacionet e sotme të medias rezulton se Linda Rama, në bashkëpronësi, ka pasur 5 shtëpi (secila mbi 100 metra katrorë), 4 sipërfaqe toke dhe 3 garazhe.

Sipërfaqja e 5 shtëpive të banimit rezulton 610,62 metra katrorë. Nëse do ti referoheshim cmimeve të banesave, vlera e tyre do të ishte rreth 1,2-1,3 milion euro.

Sipërfaqja totale e tokës rezulton rreth 6000 metra katrorë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro.

Kurse vlera e 3 garazheve do të shkonte rreth 100 mijë euro.

Pra në total vlera e pasurive të paluajtshme të Linda Ramës rezulton të jetë rreth 2 milion euro.

Në këtë vlerë nuk përfshihet vlera e pasurisë së paluajtshme, e krijuar gjatë këtyre viteve martese me Edi Ramën.

Shtrohet pyetja për një qytetar të thjeshtë:

Gjatë periudhës pas vitit 1990, a ka qenë e mundur që me një pagë shtetërore Linda Rama të grumbullonte një pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 2 milion euro.

Kjo vlerë do të thotë që vetëm kursimi i lënë më mënjanë për të blerë pasuri të paluajtshme ka qenë rreth 100 mijë euro në vit ose rreth 8 mijë euro në muaj.

Sa duhet të ketë qenë paga e Linda Ramës për të pasur mundësi të kursejë 8 mijë euro në muaj? Për 20 vjet rresht apo për 250 muaj?