VIDEO/ Fitoi festivalin e Sanremos, ja fjalët e para të shqiptarit Ermal Meta

Këngëtari shqiptar Ermal Meta së bashku me italianin Fabrizio Moro ia kanë dalë të fitojnë festivalin e Sanremos.

Me këngën ‘Non mi avete fatto niente’ ata arritën të marrin edhe votat e jurisë. Shqiptari Ermal Meta ka qenë i përfshirë i gjithi nga emocionet dhe fjalët e tij të para kanë qenë të pakta.

‘Unë ia dedikoj këtë çmim, shtëpisë time diskografike’, ka qenë fjalia e vetme e lëshuar nga Ermal Meta.