BE cakton 2 vëzhgues për zgjedhjet e së dielës në Kolonjë

Bashkimi Europian do të ketë dy vëzhgues në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kolonjë të dielën, më 20 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se miratoi sot vendimin “Për miratimin e dy vëzhguesve afatshkurtër nga Bashkimi Evropian (BE) për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë  Kolonjë, të datës 20 Nëntor, 2016” .

Zgjedhjet e pjesshme në Kolonjë po zhvillohen pasi ish-kryebashkiakua Arben Malo ndërroi jetë më 25 shtator nga një atak kardiak.

Në Kolonjë garon në emër të opozitës, Dritan Hajro dhe në emër të mazhorancës qeverisëse, Ilia Stefo.