Ndërkombëtarët tallen: Jo ‘Rule of Law’ por ‘Rule of Lu’, jo ‘Shën Valentin’ por ‘Shën Vllahutin’

Termi shtet ligjor përkthehet “rule of law” që fjalë për fjalë do të thotë “rregulli përmes ligjit” ose “rregullin e bën ligji”. Por në Shqipëri, këto vitet e fundit, “ligjin nuk e bën më ligji” por e bën sipas qejfit të tij, ambasadori Lu, prandaj në qarqet diplomatike anglishtfolëse kanë filluar të thonë se në Shqipëri nuk mbretëron “rule of law” por “rule of Lu”. Në Shqipëri kjo përkthehet se “rregullin nuk e bën ligji por e bën maliqi”. Kjo është bërë aq qesharake sa shprehja tjetër përmes së cilës disa ambasadorë në Tiranë tallen me qeverinë: se në 14 shkurt qeveria s’do të festojë “Shën Valentinin” por “Shën Vllahutinin”.

Ambasadori Lu këto ditët e fundit ka bërë deklaratën më të çuditshme për një shtet ligjor: Është më mirë (më e shëndetshme) që institucionet të përcaktohen nga goglat sesa nga votimi i parlamentit. Kjo përzgjedhje ka ndodhur kur cilësia e të gjithë kandidatëve për KLP e KLGJ, të filtruar edhe nga ndërkombëtarët, ka qenë aq e dobët, sa që kuvendi, përfaqësuesi sovran i popullit, e ka pasur të pamundur të votojë për qoftë edhe për njërin prej tyre.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të gjithë anëtarët e një mekanizmi kushtetues që do të emërojë të gjithë prokurorët e të gjithë gjyqtarët të zgjidhen përmes shortit apo thënë popullorce përmes “goglave”. Po të gjithë pa përjashtim, sepse po të bëhej fjalë për një apo dy prej tyre edhe mund të gëlltitej ky lloj shteti ligjor. Dhe këtë lloj rregulli që të gjithë antëarët e KLP e KLGJ të zgjidhen me gogla zorr e mbështet ambasadori Lu ndërkohë që askush në perëndim nuk e cilëson si “shtet ligjor” apo “rule of law” por si “rule of Lu”.

Syri.net/ 10 shkurt 2018