Prekëse, qindra indianë ofrohen të dhurojnë veshkat për ministren e sëmurë

Qindra indianë janë duke dalë vullnetarë për t’i dhuruar një nga veshkat e tyre ministres së jashtme, Sushma Suaraj pasi ajo shkruajti në rrjetet sociale se ishte duke kaluar momente të vështira dhe se ishte në dializë, pas problemeve të rënda me veshkat.

Ministrja 64-vjeçare vuan prej kohesh nga diabeti kronik dhe u shtrua në një spital Delhi në fillim të këtij muaji shkruan "BBC".

Suaraj është një nga ministret e profilit të lartë në kabinetin e kryeministrit Narendra Modi.

Përdoruesit e rrjeteve sociale u përgjigjën shpejt duke ofruar t’i dhuronin veshkat e tyre dhe shumica shënuan numrat  personal të telefonit./SYRI.net/