VIDEO-FOTO/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur, aktori i mirënjohur botërisht
Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta aktori i njohur Reg E. Cathey.
Ai ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e një sëmundje.
Një nga protagonistët e serialit “House of Cards” është ndarë nga jeta në mënyrë parakohe si pasojë e kancerit në mushkëri.
Në rolin e Freddy Hayes në “House of Cards”ai në vitin 2015 u vlerësua me një çmim Emmy.
Cathey është cilësuar si mjeshtër i aktrimit dhe për vdekjen e tij kanë shprehur keqardhjen një sërë emrash të famshëm të kinematografisë botërore.