Drejtori i Teatrit Kombëtar, ja dy emrat që kandidojnë...

Artistët Ema Andrea dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Konfirmimi është dhënë nga vet aktorët, të cilët e deklaruan publikisht në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Arian Çani: Pse të organizohen konkurse të kota për drejtimin e institucioneve kulturore, kur dihen se titullarët nuk zgjidhen për platformat e tjera, por zgjidhen për arsye të tjera. Ti këtë e di shumë mirë.

Laert Vasili: Nuk e di, edhe dje që ka dalë shpallja, i është lënë dy javë konkurruesve të formojnë një platformë. Më thuaj ti mua kush mund të formojë një platformë.

Arian Çani: Do kandidosh ti?

Laert Vasili: Unë të kandidoj?!

Arian Çani: Po ti kandidove njëherë para 4 vjetësh?

Laert Vasili: Po njëherë, aq.

Arian Çani: Atëherë Çuli të vazhdojë të rrijë i komanduar pa fund, apo jo?

Ema Andrea: Do kandidoj unë!

Genc Fuga: Edhe unë!

Artan Çani: Ema Andrea dhe Genc Fuga kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar, ky është lajm!

Këta dy personazhe kandidojnë për vendin që aktualisht e ka Hervin Culi./tvklan.al