'Kryeministrin egërsisht antiamerikan dhe antihebre, ambasada amerikane nuk e sheh'

Një tjetër akuzë e ashpër ka ardhur nga LSI-ja në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, përfshirë edhe kërkesën për dorëheqjen e tij pas zhvillimeve të fundit në parlament.  

"Dje në mes të parlamentit, kur diskutohej Rezoluta amerikane e presidentit Trump për Jeruzalemin dhe vota antiamerikane e qeverisë, kryeministri foli me gjuhën e një nazisti dhe i quajti hebrenjtë, "çifutë" - shkruan sot Petrit Vasili, kreu i grupit të LSI. - Moralisht dhe politikisht mbas një ngjarjeje kaq të rëndë, nuk duhej të ishte më sot kryeministri i Shqipërisë. Të gjithë pritën që ambasada amerikane të reagonte shumë fort për këtë gjuhë të egër antisemite të kryeministrit.

Ambasada nuk foli......

Ajo foli.....dhe u shfaq vetëm në darkë e vonë, "e lumtur" që kryeministri votoi kundër ONM dhe kandidatëve të rrëzuar prej saj, pra prej vetë Amerikës, tani do të bëjnë drejtësinë e kryeministrit antiamerikan dhe antihebre."