VIDEO-FOTO/ Rusia prezanton superarmën, Putin kërcënon Europën

Rusia dhe presidenti i saj, Vladimir Putin kanë prezantuar një superarmë që mbërrin në Londër për 13 minuta, duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë në Europë.

Fakt për të cilin duhet të shqetësohemi, apo thjesht kërcënimi i radhës? Presidenti rus, Vladimir Putin ka zbuluar një super armë që lë në hije sistemet mbrojtëse raketore të NATO-s.

Mediat e huaja që raportojnë lajmin shkruajnë se forcat e armatosura ruse lëvdohen se raketa lëviz me shpejtësi aq të madhe, sa që është e pamundur të shpërthehet e neutralizohet në lëvizje.

Arma është në kundërshtim me sisteme të mbrojtjes raketore të NATO-s, sipas ekspertëve rusë.