Gjendet qeni i mumifikuar, kishte hyrë në trungun e pemës duke ndjekur një rakun

Një qen i mumifikuar është gjetur brenda një trungu peme. Qeni kishte hyrë aty duke ndjekur një ketër dhe më pas kishte ngecur dhe kishte ngordhur.

Besohet se Stuckie, – qeni njihet me këtë emër, – ka qëndruar brenda në trung për 20 vite nga momenti i ngecjes. Ai fillimisht u gjet në vitin 1980, ndaj mendohet se ka ngecur në vitin 1960. Arsyeja e mumifikimit në vend të dekompozimit është ka pasur një rrugë ajri që e largonte aromën nga insektet.

Stuckie e mori emrin në vitin 2002 pasi muzeu hapi një konkurs. Tanimë ai është një nga atraksionet kryesore Forest World në Giorgia./ Opinion.al