FOTO/ Njihuni me foton më të pëlqyer ndonjëherë në instagram

Kylie Jenner ka bërë publik lajmin se më në fund është bërë më një vajzë.

Nëpërmjet një postimi në instagram me dorën e vogël të bebit ajo i ka vënë në dije ndjekësit se është bërë me një vajzë pas një shtatzënie të mbajtur të fshehtë.

Fotoja e postuar nga Kylie në pak orë ka thyer çdo rekord.

Ajo është aktualisht fotoja më e pëlqyer ndonjëherë në instagram me mbi 14 milion pëlqime, duke parakaluar një foto të ngjashme të Beyonce me mbi 10 milion pëlqime.

Duke marrë parasysh që postimi është bërë vetëm 9 orë më parë, numri i pëlqimeve pritet të rritet edhe më shumë.