SHBA, kompozori shqiptar Aleksandër Vezuli emërohet Drejtor Artistik për Muzikën Klasike

Kompozitori i mirënjohur Aleksandër Vezuli, i cili jeton në Nju Jork, ka shpërndarë një lajm që ka bërë krenar më shumë, miqtë dhe dashamirësit e tij kudo ku ndodhen, sesa atë.

"Lajm për miqtë dhe dashamirësit, - shkruan Vezuli në Fb. - Sot, zyrtarisht, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Montgomery, u emërova Drejtor Artistik për muzikën klasike (chamber music) në Montgomery, New York. Shpresoj që ta justifkoj më së miri këtë post, e të vazhdoj traditën e mirë të paraardhësit tim Howard Garrett, i cili e mbajti skenën gjallë për 31 vjet me radhë. I uroj z. Howard Garrett pension të mbarë!" përfundon ai.