Pasi përqafon Dukën, Fino konteston zgjedhjet para gazetarëve: Takohemi në Gjykatë!

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve në FSHF, kandidati dhe njëkohësisht deputeti Bashkim Fino ka thënë se pranon rezultatin por ai do të vijojë procesin gjyqësor.

Sipas tij këto 12 shoqata dhe 5-6 klube ndryshuan rezultatet e këtyre zgjedhjeve por ai paralajmëroi se çështja do të ndiqet deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

“Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Kur ke një listë të pandershme është e pamundur të fitosh. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale. Ekipe si Olimpiku, Vlora apo dhe Fieri, nuk janë pjesë e futbollit dhe vendosja e delegatëve ishte edhe guri edhe arra në thes, këta votuan dhe tregon për diferencën që zoti Duka fitoi në këto zgjedhje. Çështjen e kemi në prokurori dhe do ta ndjek në gjykatë jo sepse nuk u bëra president por për të mirën e futbollin. Do vijojmë me procesin gjyqësor deri në CAS. Unë nuk e kam përdorur politikën, ai që e ka përdorur është kundërshtari im.”, tha ai.