Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte as më shumë e as më pak por vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

ImageViola Spiro dhe Valentin Selaj

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO - FOTO/ Iu sekuestruan 1.4 milion euro pasuri, kush është bosi i drogës, i dashuri i vajzës së ekranit

Prona me vlerë mbi 1.4 milion euro iu sekuestruan këtë të hënën në Lezhë një grupi të dyshuar kriminal. Pronat ishin në emër të vëllezërve Selaj, Valentin, Parlind dhe Aleks.

Një prej tyre, Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali pak muaj më parë, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni.

Në një shkrim të bërë nga gazeta italiane ‘La Nazione’, shkruhet se Valentin Selaj njihej edhe si ‘bossi i drogës’ dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firence nëpërmjet Holandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion.

Gjatë arrestimeve në Itali, raportohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe droga të tjera. Raportohet se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes.

Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte as më shumë e as më pak por vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

Viola Spiro dhe Valentin Selaj