‘Përse nuk keni folur asnjëherë për kanabisin?’ Vlahutin zihet ngushtë nga gazetari, ja përgjigja e saj

Për herë të parë ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin ka thënë disa fjalë për drogën e mbjellë në Shqipëri dhe për numrin e madh të azilkërkuesve.

Vlahutin u shpreh se raporti i Guardia di Financës tregon për luftën ndaj drogës. Por Vlahutin nuk tha asnjë arsye, se pse vetë ajo si ambasadore e BE-së në Tiranë nuk ka thënë asnjë fjalë për situatën e kanabisit në vend.

‘Pse nuk keni folur për drogën dhe azilkërkuesit’, ishte pyetja e gazetarit Vladimir Lame për Vlahutin.

Përgjigja e ambasadores Romana Vlahutin ishte:

Nuk e keni dëgjuar mirë, e kemi thënë disa herë. Kemi punuar mjaft fort për ti përballuar të dyja çështjet edhe raporti i GDF-së ka thënë se është eliminuar në 90%. Të shohim këtë vit. Të shohim raportin në prill të kolegëve në BE se si e kanë parë.