Ndahet nga jeta Albina Girfanova, albanologia dhe ballkanologia e njohur

Albina Girfanova, studiuese e gjuhës shqipe, albanologe dhe ballkanologe e njohur u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftoi se pedagogia e gjuhës shqipe në Universitetin e Shën Petersburgut, vitet e fundit ishte drejtuese e një projekti madhor për një fjalor të pranisë së gjuhëve turkika (turqisht, turkmenisht) në gjuhën shqipe.

Në këtë ditë të mbrame, nderojmë kolegen dhe miken Girfanova si për vlerat e saj, por edhe për kushtimin që kishte ndaj bot?s shqiptare, për brezat që formoi për të vazhduar në të ardhmen udhën e hapur nga Desnickaja, Smirnova e Lanova për traditën letrare, gjuhësore, historike dhe kulturore shqiptare," thekson Akademia e Shkencave.