E hoqi Rama nga puna, Gjykata dëmshpërblen ish kreun e hipotekës Korçë
Gjykata e Korçës ka dëmshpërblyer ish-kreun e hipotekës në Korçë i cili u shkarkua nga detyra një vit më parë nga kryeministri Rama. Ai eshte Klajdi Terova ish kreu I hipotekes se ketij qyteti për të cilin gjykata ka dhënë një dëmshpërblim financiar për largimin nga puna.
Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesen e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.
Sipas kërkesës së tij dorëzuar në gjykatë, Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lire, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna.
Gjykata e Korçës pranoi argumentat e Terovës, duke caktuar si mase demshperblimi per pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja.
Ish-regjistruesi Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.
Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen për shkak të cënimit të interesave të qytetarëve.
Per të shkrakura kreun e hipotekes se korces Minsitria e Drjteise perdori edhe nje raport te KLSH ku sipas nje inspektimi të këtij intitucioni Hiptoka kishte shkatuar një dëm shtetit me nje vlere reth 40 milone lekë.