Vdekja në burg e Astrit Deharit, deputeti i VV-së, tregon si e mori vesh për ngjarjen
Arbër Rexhaj deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që vjen nga Prizreni, në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjini, ka treguar për herë të parë edhe një detaj të rëndë nga jeta e tij, që lidhet me bashkëativistin dhe mikun e tij Astrit Dehari.
Ai ka bërë të ditur se lajmin për vdekjen e Astrit Deharit e kishte marrë nga nëna e tij e cila është mjeke në Prizren.
Rexhaj ka thënë se në ato momente ishte në Prishtinë ku po mbahej një mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjen, dhe e kishte thirrur në telefon nëna e tij, e cila i kishte thënë se Astriti ka vdekur dhe e ka në duart e tij.
“Nuk më besohej atë që po e dëgjoja, dhe dola edhe jashtë e e thirra nënën edhe njëherë në telefon. E pyeta a po fliste për Astrit Deharin. Ajo më tha se po dhe se ai ishte i vdekur”.
Më pas Rexhaj ka treguar se bashkë me Xhelal Sveçlën kanë shkuar shpejt me veturë nga Prishtina për në Prizren, dhe Astriti sipas tij tashmë ishte në ‘kapellë’, vend ku në spital i fusin të vdekurit.
Për vdekjen e Astritit, Rexhaj ka fajësuar pushtetit. Sipas tij, cilado qoftë forma që ka quar në vdekjen e Astritit, ai ka vdekur në duart e pushtetit dhe pushteti është përgjegjës për vdekjen e tij.