FOTO/ Kalaja e Petralbës në Klos

Kalaja e Petralbës ndodhet mes fshatrave Gur i Bardhë dhe Fshat në bashkinë Klos, ndërtuar mbi një kreshtë malore në një lartësi rreth 800 m.

Së bashku me kalanë e Xibrit, kontrollonte rrugën Dibër-Qafë Murrizë.

Petralba dhe Stelushi ishin dy kështjellat kryesore të Kastriotëve në mesjetë.

Fillimet e veta ky fortifikim i ka që në antikitet të vonë, për t'u përfocuar sërish në shek.XV nga Skënderbeu. Për vlerat historike dhe arkeologjike që ruan kjo kala, në vitin 1973 merr statusin "Monument Kulture" i kategorisë së I.

Këto janë fotot nga inspektimi më i fundit në këtë sit.