FOTO /Ky është gjarpri më i çuditshëm në botë, ka lindur me syze dhe mustaqe

Pa marrë parasysh nëse ju pëlqejnë gjarpërinjtë apo jo, duhet ta pranoni se ky gjarpër duket me të vërtetë “cool”.

Gjarpri u zbulua në Teksas dhe fotografitë e tij u publikuan online, të cilat e shfaqin gjarprin me shenja interesante në trup që duket sikur ka syze dhe mustaqe. Së bashku me fotografitë e publikuara ishte edhe përshkrimi: “A keni parë ndonjëherë gjarpër me syze dielli?”

Mund të jetë e vështirë të besohet se kjo nuk është punë e photoshop, por me të vërtetë nuk është. Ky gjarpër lindi me të vërtetë me syze dhe mustaqe.