Policia greke kap pak minuta para arratisjes, të burgosurin shqiptar që kishte thyer gjithë sistemin e sigurisë

Policia greke ka kryer një operacion të befasishëm në qelinë e shqiptarit Fabio Dusko që po kryen një dënim të gjatë në burgun e Koridhalosë, njoftojnë sot mediat greke, citon Syri.net.

Kontrolli erdhi pas dyshimeve se ai kishte fshehur brenda qelisë, pajisje dhe armë që mund t’i përdorte për t’u arratisur nga burgu.

Përfundimisht, Policia greke zbuloi dy laptopë brenda në qeli...të cilët ishin të lidhur me internet. Po ashtu, gjeti thika tësajuara, telefona celularë, grepa dhe sende të tjera.

Fabio Dusko dyshohet se po përgatiste arratisjen dhe e kishte deklaruar hapëu me krenari miqësinë e tij për grupin grek “Bërthamat e zjarrit”.

Një polic që foli për mediat greke tha se ishte hera e parë që kapej një laptop në burgjet greke: "Kontrolli bëri të mundur që ne të ndalonim arratisjen në momentin e fundit," tha ai.

Dusko, që në profilin e tij në Facebook shkruan se është “vrasës profesionist”, kishte komunikuar edhe me Skype./SYRI.NET