Përdhunimet, BAFTA përjashton producentin e mirënjohur të Hollivudit

Akademia Britanike e Filmit ka përjashtuar producentin e mirënjohur të Hollivudit Harvey Weinstein pas pezullimit vitin e kaluar nën akuzat për sjellje të turpshme dhe ngacmim seksual.

Akademia BAFTA, tha se edhe pse Weinstein-i ka mbështetur punët e bamirësisë së akademisë, sjellja e tij është "tërësisht e papranueshme dhe e papajtueshme me vlerën e BAFTA-s".

Policia në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe nisi hetimin kundër Weinstein, i cili dyshohet për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Shumë yje të kinematografisë akuzojnë Weinstein për ngacmim seksual, shkruan CRI. Ai u përjashtua nga kompania e filmit themeluar nga vetë ai dhe i vëllai Bob si dhe nga Akademia e Filmit të Hollivudit.