FOTO/ Paris Hilton ‘shndërrohet’ në Kim Kardashian

Kim Kardashian vendosi të bëjë një ndryshim drastik, duke kaluar nga një brune, në një bionde të theksuar.

E kjo dukje u ngjasoi fansave në atë të modeles me famë botërore, Paris Hilton.

Kjo e fundit, ka publikuar një pozë në rrjetin social Instagram, e cila ngjan identike me atë të Kim.

Këtë fotografi, Paris e ka realizuar për kampanjën e re të Kanye West, “Yeezy Season 6”.

Megjithëse në botën e yjeve nuk preferohet imitimit, duket se në këtë rast ka ndodhur e kundërta.

Imazhi në fjalë është pëlqyer në masë të madhe nga ndjekësit e saj.