VIDEO/ Ruçi nuk lejon të flitet për ekstradimin e Seitit, shpërthen Basha: Hajdut, kriminel!

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar kreun e Grupit të PD të flasë për ekstradimin e Nezar Seitit, situatë kjo që e ka ngritur në këmbë opozitën, të bllokojë foltoren dhe kryetarin e PD, Lulzim Bashën, të shpërthejë me fjalët: Hajdut, kriminel!

Reagimi i ashpër i Bashës erdhi pas fyerjeve që i bëri kryeparlamentari. "Të paralajmëroj, mos bëj si halabak, bëj rolin e liderit të opozitës. Mos i prek garditëstët," i tha Ruçi.

Ruçi deklaroi se çështja e Seitit është jashtë rendit të ditës dhe kur ka hasur në protestën e opozitës para foltores, ka urdhëruar ndërprerjen e seancës.

Pas pak minutash, ai e ka rinisur seancën, por opozita nuk e ka lejuar të vazhdojë; Ruçi i ka paralajmëruar deputetët e opozitës se do t'i përjashtojë nga seanca.

"Ju paralajmëroj për herë të fundit" - tha ai.