Ekstradimi i Seitaj, PD interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë

Ekstradimi i Nezar Seitaj ka përshtjelluar ujërat e politikës shqiptare. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se është vendosur për të thërritur në një interpelancë urgjente ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas Alibeaj Seitaj është financieri kryesor i bandës së Habilajve. ‘Ne jemi të bindur se kjo do t’i shërbejë zbardhjes së çështjes’, tha deputeti i PD-së.

‘Deri para ekstradimit të paligjshëm, Seiti ishte i vetmi që po hetohej nga Krimet e Rënda si anëtar i bandës së habilajve. Të tjerët ose janë në Itali, ose janë deputetë me mbrojtjen e Edi Ramës.

PD ka bindjen se ministrja e Drejtësisë me urdhrin e Ramës gënjen kur thotë se ai e dinte që ai po hetohej. Ja procesverbali që tregon arrestimin e Seitit. Tregon se arrestimi i financiarit të drogës u ndalua për llogari të Krimeve të rënda në 2017 pas aksionit të Policisë në Babicë ku u kapën 2 tonelata drogë. Procesverbali tregoli se arrestimi i Seitit është bërë më 19 tetor dhe jo 20 siç thotë ministri i Brendshëm’, tha deputeti Enkelejd Alibeaj në deklaratën e tij.