Rama, pasi eliminoi Idrizin e tradhtoi Rakipin, godet PDIU e tallet me çamët

Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Cipras; kjo rezulton po ti referohemi medias greke lidhur me kufirin detar. Sipas medias greke dhe ministrit Kotzias “kufiri është pranuar nga Shqipëria të shtyhet me 12 milje…”.

Mungesë e plotë transparence. Ditmiri i fiksuar flet më një gjuhë të pakuptueshme. Rama flet me paaftësinë e tij dhe artikulon fjali pa kuptim që as vetë nuk i kupton. Thjesht për të bërë më të errët mungesën e transparencës. Edhe kur flasin, si Rama ashtu edhe Bushati, veçse rrisin dyshimet për marrëveshjen e fshehtë.

Por kjo nuk mjafton.

Rama në siklet sa herë që dikush në rrjetet sociale e pyet për marrëveshjen e fshehtë për detin apo çështjen çame nevrikoset dhe reagon i çoroditur. S’ka si të ndodhë ndryshe se zullumet po trashen çdo ditë ndërkohë që nuk qëndron dot në zyrë dhe nuk qeveris. Të gjithë kanë përshtypjen se Rama po shtyn ditët e fundit në qeveri. Kurse ministrat vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre sepse gjithçka ju duket provizore.

Por edhe kjo nuk i mjafton…

Rama i sulet kujtdo që i del përpara. Ofendon edhe ata që e pyesin në rrjetet sociale. Ofendon trupërisht çamët të cilët me të drejtë duan të dinë se çfarë është biseduar për problemin e tyre.

Dhe ky ofendim vjen pasi nuk është kënaqur as me eliminimin e Idrizit nga deputet. As me tradhtinë ndaj Aqif Rakipit të cilin e mashtroi përmes Taulant Ballës që duke i treguar mesazhin e një ambasadori iu përbetua deputetit çam se heqja e mandatit ishte detyrim prej ndërkombëtarëve.

Dhe të gjithë këto vijnë pasi ka realizuar premtimin për të zhdukur nga parlamenti PDIU të cilën e deshi vetëm për të garantuar në një rast ekstrem, i vetëm, timonin dhe tepsinë.

Dhe që kjo odise turpi të përmbyllet të gjithë presin se çfarë do të bëjë Lym Pashaj. Pashaj i famshëm i cili ka heshtur deri tani madje është fshehur ndërkohë që disa vite më parë u kthye në një nacionalist simbol, saqë mbështetësit e Ramës e propozonin në rrjetet sociale për President.