Plagosja në Fier, ja si është gjendja e të lënduarit. Emri

I riu i plagosur me armë zjarri në Fier këtë të martë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve mjekësore, ai është plagosur në këmbë.

Kanë qenë bluzat e bardha që rreth orës 15:45 ka njoftuar policinë se në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar një person i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Në spital shkuan forca policore që verifikuan se i plagosuri është 19-vjeçari Renato Gjoka, banues në Fier.

Ai mësohet nën kujdesin e mjekëve, që vlerësojnë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia lokale njoftoi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.