Plumba në Fier, një person i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Burime nga policia lokale thanë se një person është plagosur me armë në fshatin Fermë-Çlirim.

Personi i plagosur me inicialet R. Gj., është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.