PD kërkoi mocion me debat për 'Jeruzalemin' në Kuvend, caktohet data 8 shkurt

Pasi Partia Demokratike dorëzoi dje në Kuvend kërkesën e mocionit me debat pas votës pro të qeverisë shqiptare për rezolutën "Për statusin e Jeruzalemit" të miratuar më 21 dhjetor 2017 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve. Data e vendosur nga kjo koferencë është caktuar 8 shkurti.

Sipas kërkesës, Partia Demokratike gjykon se miratimi nga ana e qeverisë shqiptare e këtyre rezolutave, godasin vendimin e ShBA-së, si një akt flagrant në kundershtim me interesat kombëtare. Qeveria ka vepruar pa informuar Kuvendin e pa u konsultuar me Komisionin të Punëve të Jashtëme, si dhe duke perjashtuar Presidentin e Republikës nga procesi konsultativ-vendimmmarrës. Për këtë arsye, Partia Demokratike kërkon rishikimin e votës pro të qeverisë shqiptare dhe të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Në Rezolutën drejtuar Kuvendit thuhet se "duke synuar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe në botë....duke gjykuar se miratimi nga ana jone e ketyre rezolutave, qe godasin vendimin e ShBA eshte edhe nje akt flagrant ne kundershtim me interesat tona kombetare.... i kërkon qeverisë:

Të distancohet zyrtarisht e publikisht nga Komunikatat Finale e Deklarata e Samitit të  Organizatës së Bashkëpunimit Islamik  më 13 dhjetor 2017

Të rishikojë votën për rezolutën "Per statusin e Jeruzalemit" te dates 21 dhjetor 2017 te Asamblesë se Pérgjithshme te OKB e në perputhje me rregullat e OKB të deklarojë një qendrim jo miratues ndaj kesaj rezolute.

Të informojë brenda një muaji Kuvendin lidhur me sa më lart."