Konti i Monte Kristos përgatit hakmarrjen...

1815. Luigji XVIII ka hipur përsëri në fron, por përplaset me opozitën, gjë që perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbes, mendon ta shfrytëzojë. Në Marseje, ku mbretëron përçarja civile është çasti me i volitshëm për larje llogarish politike...

Autori Dumas na rrëmben, pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandisteve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës, pastaj në sallonet parisiene ku konti i Montekristos përgatit hakmarrjen e tij.

200 vjet me pas...në një cep te Mesdheut.

2017. Kryeministri Rama ka hipur sërisht në fron pas zgjedhjeve të kontestuara të opozitës. Ish-numri 2 i tij, Ben Blushi, që e promovoi fuqishëm për ardhjen në pushtet, tashmë i përjashtuar nga rradhët e Rilindjes, mbeti vetëm, pas humbjes së partisë që e themeloj-Libras. Por...Libra ra.

Dje Ben Blushi emërohet sërisht në krye të një media prestigjioze. Top Channel.

Do e shfryrezojë këtë post Blushi për hakmarrje politike?

Fëminia dhe Rinia e Tij na thotë: Po.

Ambicia e Tij politike na thotë: Po.

Vepra e Tij letrare na thotë: Po.

Retorika e derisotme e Tij në Kuvend e Shqipërisë na thotë sërish: Po!

Kriza e Topit ku Ai sot po drejton na thotë: Po.

Klima politike në vend na thotë përsëri: Po.

Atëherë kush e ka radhën?

On Air. Dritat u ndezën.