Mashtrimi 9 milonë dollarë me TVSH, edhe një tjetër biznesmen në pranga

Arrestohet njëri prej biznesmenëve të shpallur në kërkim për akuzën e mashtrimit me TVSH.  Në pranga ka rënë Artur Bajramaj Ndërkohë më 24 janar u arrestuan 6 biznesmenë. 

Bajramaj ishte njëri nga personat e shpallur në kërkim.  Dëmi i shkaktuar shtetit nga aktiviteti kriminal i 11 biznesmenëve te proceduar llogaritet në vlerën 9 milionë dollarë ndërsa mësohet se nën hetim janë edhe dhjetëra subjekte biznesi që dyshohet se kanë kryer të njëjtën skemë.