Basha në Bruksel në takimin e PPE, bisedime me përfaqësues të lartë politikë

Nën kryesimin e Presidentit të Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul, zhvillohet sot në Bruksel, Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ku marrin pjesë përfaqësues të partive të djathta europiane, të qeverive të vendeve europiane dhe të institucioneve të Bashkimit Europian.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Politike ku do të ketë takohet me përfaqësues të lartë të politikës europiane, me të cilët pritet të diskutohen zhvillimet politike në Shqipëri dhe sfidat e saj në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.