E drejtoi Tahiri, fondacioni ‘Qemal Stafa’ mblidhet për Reformën në Drejtësi!

Në Shqipëri çuditë nuk janë të rralla. Një e tillë ka ndodhur sot. Një fondacion i PS-së që është emërtuar ‘Qemal Stafa’, ka mbledhur sot ministrat dhe aktivistë socialistë për të diskutuar për ‘Reformën në Drejtësi’.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të çuditshme, por kush e di historinë e këtij fondacioni do të çuditej.

Ky fondacion është ngritur nga Rama kur ishte në opozitë dhe drejtimi i tij i ishte besuar Saimir Tahirit. E është pikërisht sot ky fondacion që drejtohej nga Tahiri që është mbledhur për të folur për ‘Reformën në Drejtësi’.