Rama 'bëhet' i gjallë pas protestës së opozitës, ja çfarë tha sot

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Grupin parlamentar të PS  për ta informuar lidhur me procesin e hapjes së negociatave dhe diskutimet që ai ka pasur në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit. 

Rama e ka vlerësuar si të favorshëm, pozicionin që ka Shqipëria aktualisht lidhur me hapjen e negociatave dhe në këtë këndvështrim nuk ka hezituar sërish të godasë opozitën. Sipas tij, pozicioni i opozitës lidhur me Reformën në Drejtësi vazhdon të jetë antihistorik dhe se ka shpresa që opozita të mos vonohet së paku me Reformën Zgjedhore. Sipas tij, akuzat për "kapjen e drejtësisë" nga ana e tij janë "dokrra".

"Në momentin që flasim, - tha Rama, -  Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Progresi i shënuar për 5 prioritetet, rezultateti spektakolar në luftën kundër kanabisit tregojnë se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesë e spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokkrra. Janë dokrra se po të ishte ndryshe, askush jo më BE e SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpkjes për të kapur drejtësinë.

Në këto kushte nënvizoj domosdoshmërinë që opozita ka të drejtën e vet të ketë një kalendar që nuk përputhet me fokusin që duhet të ketë për të garantuar hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin për të krijuar kushtet për dialog. Sigurish që dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe nëse në temën e drejtësisë, opozita kanë vijimësith në pozicion antihistorik, kjo është përgjegjësi e saj, por shpresoj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe progres dhe sens urgjence nga palët për t’ë mos i lënë çështjet e reformës zgjedhore në momentin e fundit. Ne do jemi të hapur që kur opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim, të mos jetë shumica jonë problemi....  

....Nga biseda me Presidentin e Serbisë ne mundëm të konstatojmë se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të një komuniteti serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe nga ana tjetër në funksion të këtij procesi, të bashkëpunimit rajonal, ne jemi besimplotë se po hyjmë në një fazë të re që siç e konstatuan në Forumin e Davosit, ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon e posaçërisht në Shqipëri.

Çelja e negociatave do të ndikojë pozitivisht në ekonomi sepse vendi ka besueshmëri dhe negociatat do të jenë një garanci e madhe."