Strategjia e Sorosit për të sjellë e mbajtur në pushtet pinjollët e tij

Strategjia e Sorosit është aplikuar në vendet ish-komuniste që përmbysën komunizmin në vitet ’90. Përmes kësaj strategjie Soros ka pasur synim të rrisë ndikimin politik në të gjithë vendet ish-komuniste. Përmes kësaj strategjie janë mbështetur individë e grupe, të majta, me lidhje të rëndësishme me ish- nomeklaturën e lartë të rregjimeve komuniste, me idenë se ato zotërojnë një rrjet të fuqishëm politik e elektoral, të organizuar dhe me ndërgjegje të qartë politike.

Individët kryesorë ose thënë ndryshe “pinjollët” që do të mbështeteshin duhet të plotësonin disa “kritere sektare”, në mënyrë më konkrete duhet të jenë:

-të prejardhur nga nomeklatura e lartë ish-komuniste;

-jesmenë që nuk mendojnë por zbatojnë porositë;

-të gatshëm për të shkatërruar gjithçka nga e kaluara dhe filluar gjithçka nga zero, pra at-vrasës;

-arrivistë ekstremë dhe që nuk zmbrapsen deri në arritjen e synimit;

-të gatshëm të përqafojnë gjithçka perverse,

-të prirur për përdorimin e narkotikëve dhe pranimin e martesave të të njëjtit seks,

-të aftë të shpifin, të shajnë, sajojnë, mashtrojnë, të dizinformojnë, e tjerë,

-mosmirënjohës duke shfrytëzuar gjithkënd për të arritur qëllimin dhe më tej eliminuar të gjithë ata që i kanë ndihmuar të arrijnë qëllimin.

I. Faza e mbështetjes së pinjollëve drejt pushtetit.

1. Të gjithë kundërshtarët e fortë, në partitë e djathta apo brenda familjes së majtë ku pinjollët e tij bënin pjesë, do të duhet të eliminoheshin politikisht përmes “luftës anti-korrupsion” e cila duke qenë një kartë e ndjeshme për publikun do të arrinte të siguronte një mbështetje të fuqishme deri në protesta masive për eliminimin e të gjithë kundërshtarëve duke pastruar rrugën e pinjollëve drejt pushtetit.

2. Kjo luftë anti-korrupsion për eleminimin e kundërshtarëve do të zhvillohej edhe së brendshmi por edhe së jashtmi, edhe me ndihmën e të gjithë mekanizmave të ngritur brenda vendit por edhe me mbështetjen që do të vinte vazhdimisht nga jashtë.

3. Së brendshmi do të sponsorizoheshin financiarisht të gjithë mekanizmat politikë e mediatikë, por veçanërisht ato të shoqërisë civile. Synimi kryesor do të ishte kapja nga pinjollët e partisë më të madhe të qendrës së majtë, mundësisht të asaj partie që kishte prejardhur nga partia komuniste; nëse kjo nuk do të ishte e mundur atëherë do të duhej të krijohej një parti e re e qendrës së majtë që do të kishte të gjithë llojet e mbështetjes nga jashtë dhe mbi të gjithë kujdesin e familjes së partive të majta europiane.

4. Së jashtmi, këta pinjollë së bashku me mekanizmat e ngritur për arritjen e qëllimit të tyre, do të kishin të garantuar të gjithë mbështetjen nga jasht duke filluar nga sponsorizimet e disa ambasadave, të disa institucioneve, të disa organizmave europianë, të familjes së partive të majta, PSE apo Internacionalja Socialiste. Një rol të rëndësishëm në luftën anti-korrupsion kundër kundërshtarëve të pinjollëve do të kishin vlerësimet dhe raportet e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë e europianë, të financuar fuqimisht nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.

II. Faza e mbështetjes së pinjollëve për mbajtjen e pushtetit…

1. Pinjollët në pushtet do të ndihmoheshin nga “këshilltarë” të universiteteve prestigjioze të paguar nga Soros për të bindur qytetarët se gjithçka nga qeverisja e pinjollëve është e hartuar nga “profesionistë”.

2. Në postet kyçe të pushtetit do të vendoseshin vetëm individë të filtruar sipas “kritereve sektare”, të cilët do të zëvendësonin të gjithë individët me vlera, kontribute dhe kapacitete, që do të eliminoheshin se nuk plotësonin “kriteret sektare”.

3. Me fitimin e pushtetit e në vijim do të duhet të eleminoheshin plotësisht të gjithë kundërshtarët e brendshëm të strategjisë së tij, kryesisht ata më të aftët dhe ata me integritet.

4. Ndërkohë do të duhet të merreshin masa për të infiltruar në të gjithë partitë e tjera individë të seleksionuar sipas ‘kritereve sektare”, për tu pasur si rezervë për çdo eventualitet.

5. Lufta anti-korrupsioni me ardhjen në pushtet do të vazhdonte përmes “reformës në drejtësi” që do ti siguronte pushtetit të pinjollëve të gjithë mekanizmat adekuatë, “gjykatën dhe prokurorinë e reformuar”, për të zhvilluar një gjueti shtrigash kundër kujtdo kundërshtari politik apo opozite që do të sfidonte apo trondiste pushtetin e pinjollëve të tij.

6. Nëse pavarësisht të gjithë këtyre masave, pushteti i pinjollëve do të degradonte për shkak të korrupsionit apo keqqeverisjes, atëherë për të penguar alternimin e pushtetit do të vihej në veprim makineria e dizinformimit për baltosjen e të gjithëve. Ky veprim do synonte paralizimin dhe mpirjen e veprimit qytetar, i cili nuk do të duhet të humbte besimin te të gjithë forcat politike, veçanërisht ato opozitare dhe te çdo individ, kryesisht te ata më kritikët ndaj qeverisjes së pinjollëve. Qytetarët e pa shpresë në këtë mënyrë nuk do të mund të mbështesnin opozitën në protesta qytetare ndërkohë që zgjedhjet do të manipuloheshin dhe raportet për zgjedhjet do ti hartonin misione të kontrolluar e sponsorizuar nga paratë e Shoqërisë së Hapur. Kjo teknologji do të bënte të pamundur alternimin e pushtetit dhe do të çonte në degradimin e opozitës.

7. Dhe nëse në çdo rast alternimi i pushtetit do të ishte i pashmangshëm, atëherë do të tentohej të mbështeteshin ata individë që ishin infiltruar, së paku për të mos ndëshkuar pinjollët Sorosianë të larguar nga pushteti. Madje përpjekjet, përmes të gjithë mekanizmave të brendshëm e të jashtëm, do të bëheshin për të shkuar drejt një qeverisjeje të përbashkët.

III. Faza e ndëshkimit të pinjollëve…

Me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka ardhur edhe fundi i vazhdimit të kësaj strategjie. Në muajtë në vijim do të duken efektet e para. Qytetarët janë në protestë. Opozita dhe kundërshtarët e pinjollëve janë të bashkuar në krye të protestave.

Syri.net/ 28 janar 2018