Arratia e tretë e Edi Ramës

Edi Rama dje mori arratinë. Për të zhdukur çdo gjurmë, ai mbylli për herë të parë edhe vërvër TV-në apo teleneverinë, siç po e quan populli ERTV-në e tij.

Ai kishte njoftuar se do të shkonte në Shkodër, por në fund zgjodhi vrimën e miut ku mbajti frymën në arrati për 24 orë. Pas 20 shkurtit të vitit 1991 dhe 14 shtatorit të vitit 1998, kjo ishte arratia e tretë e tij. Por, siç i thonë fjalës, “e treta e vërteta”!

Kjo, sepse e para ishte një evakuim me autoblinda i Bllokut ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. E dyta, ditën e varrimit të Azem Hajdarit zgjati vetëm 10 orë, kurse kjo e fundit në të vërtetë rreth 48 orë, pasi përveç disa pamjeve nga Davos, ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valët e radiove 48 orë.

Militantët socialistë u dëshpëruan thellë me liderin e tyre mbatharak. Papagajtë e tij u thanë mediave se qëndrimi i Berishës në zyrë më 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mirë bëri që ia mbathi!

Kurse analistët u mjaftuan me konstatimin, por nuk analizuan shkaqet e kësaj zhdukjeje, kësaj heshtjeje të plotë të tij ndaj këtij tmerri infernal të papërjetuar prej tij kurrë më parë!

Këtu më poshtë po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore të Edi Ramës, heshtje që tronditi aq shumë narkoqeveritarët, narkodeputetët, narkozyrtarët e tij.

Së pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur atë që ai kurrë nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozitës në të gjithë spektrin e saj, të cilën ai vetëm një javë më parë e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo një protestë, por një tsunam popullor, shpresë për mbarë shqiptarët dhe urrejtje ndaj narkoshtetit të tij, që në çdo çast e në pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshijë nga faqja e dheut!

Së dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrasës i votës së qytetarëve shqiptarë, pa dje, pothuaj në harkun kohor të 100 ditëve të formimit të qeverisë së tij të ngritur mbi drogën dhe krimin, atë që kurrë nuk e kishte besuar se do të shihte, protestën gjigande, siç e quajtën mediat e huaja të atyre që më 25 qershor ai me drogë, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrarë votën dhe së bashku me të edhe shpresën.

Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si monster gjigande apo si marshi i fantazmeve qe vershoi nga te kater anet e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare voten dhe shpresen, te cilet u ngriten si feniksi dhe me fuqine e tyre mund te benin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij.

Se treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymen ne skuten ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithe spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijra socialiste, shume prej te cilve ishin dje, konsiderojne dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakes, aferat e Armos, djegesve, tarifave te sterlarta te universiteteve etj etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armet kimike te Sirise.

Mirepo ne vjeshten e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemerimin popullor duke dale genjeshtar dhe anulluar premtimin e dhene, kurse tani nga keto dosje, skllav i te cilave eshte, nuk ka shpetim.

Perpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykates dhe kryeprokuror, mbyllja njera pas tjetres e dosjeve te aferave te medha, pengimi i drejtesise per arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportes se tij, lirimi i Sotes, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali etj etj, jo vetem qe nuk kane frikesuar njerezit por perkundrazi i kane revoltuar per vdekje ata, ndaj dhe vershuan si asnjehere me pare drejt Tiranes per ti kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij.

Si perfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise nen udheheqjen e opozites, ndryne Edvin Kristaq Ramen ne vrimen e miut, ne banesen e heshtjes mortore dhe e shnderruan ate ne kufome politike te pakallur...!

Nderim dhe mirenjohjen me te madhe per ata qindra mijra qytetare, qe me protesten e tyre madheshtore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqiperi shumice eshte opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historise! Revolucioni vazhdon! Fitore!! sb