VIDEO/ U arrestuar për drejtim mjeti nën efektin e alkolit, 40-vjeçarit i mbetet koka tek ....

Gjatë qëndrimit në një qendër ndalimi në Kinë, një 40-vjeçar ka futur kokën në mënyrë çuditshme në mes të shufrave të qelisë.

Pas shumë përpjekjesh gardianët kanë arritur që ta shpëtojnë nga halli ku ishte.

“Unë nuk e kam thyer ligjin, vetëm ndalova veturën për të fjetur. Nuk e di pse më arrestuan. I kam 40 vjet dhe askush nuk është sjell kaq keq me mua, deri më tani”, ka thënë ai, ndërsa vazhdonte të qante.

Mësohet se ai ishte ndaluar për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nuk dihet nëse ka shkaktuar edhe ndonjë shkelje tjetër.