Ndryshime të tjera në Top Channel, lë postin edhe një emër i rëndësishëm

Vala e ndryshime në postet drejtuese të Top Channel vazhdon. Pak ditë më parë, dorëheqja e Ben Blushit nga Libra dhe rikthimi i tij në media u përfol në të gjitha mediat dhe portalet. Por ende pa u konfirmuar si pjesë e strukturave drejtuese, një emër i rëndësishëm dhe krah i djathtë i familjes Hoxha ka lënë postin.

Pas Sokol Ballës, që dha dorëheqjen  nga Top Media, mësohet se edhe Erion Ylli, zv/drejtori i televizionit ka lënë postin.

Siç mësohet nga Newsbomb.al, krahu i djathtë i Vjollca Hoxhës ka hequr dorë nga posti që mbante prej vitesh, pas largimit të Skerdi Drenovës, i cili ishte në pozicion prej 10-vitesh.

Arsyet e largimit të Yllit ende nuk dihen, por mësohet se është shumë pranë zyrtarizimi i Ben Blushit si drejtor i ri i Top Channel.