Frikë nga opozita? Jo, nga ambasadori juaj ndoshta

Protesta kundër trafiku të drogës është protestë kundër SHBA-ve!! Këtë po thotë Lu? Ambasadori në ikje Donald Lu paska këshilluar qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë që nesër gjatë kohës që mbahet protesta ‘të mbajnë profil të ulët’. Çfarë ka parasysh Donald Lu me ‘profil të ulët’? Të mos tregojnë se janë qytetarë amerikanë?

Seriozisht ambasadori amerikan që mundohet ta trajtojë protestën e opozitës kundër shndërrimit të Shqipërisë në plantacion droge, si protestë kundër SHBA-ve? Dhe për më shumë, mbështetjen ndaj kryetrafikantit, si mbështetje për SHBA-në?

 Ambasadori Lu mund të rrijë i qetë sepse ata qytetarë shqiptarë që fati i ka bërë të jenë edhe qytetarë amerikane në të njëjtën kohë, do të protestojnë paqësisht, por jo vetëm kundër Ramës. Ata do të protestojnë edhe kundër tij, si ambasadori i tyre, në vendin e tyre, që me heshtjen e tij ndaj trafikut qeveritar të drogës, po e ndihmon Edi Ramën të bëjë spastrimin e këtij vendi nga banorët e tij.

Plot 467.000 shqiptare janë larguar këto tre vjet, edhe falë tij. As më shumë e as me pak, se 25% e popullsisë. Të protestosh kundër Edi Ramës, i cili uli Shqipërinë në prehrin e Ankarasë kundër Uashingtonit qenka anti-amerikanizëm, dhe të heshtësh qenka ‘pro-amerikanizëm’?

 Fyerja që kryeministri shqiptar i ka bërë presidentit amerikan është unike dhe e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. As Enver Hoxha se ka bërë. Megjithatë, ambasadori i Presidentit Trump në Tiranë kurrë nuk e gjeti të arsyeshme të thotë një fjalë në mbështetje të reputacionit të shefit, qeverisë dhe shtetit të cilin ai përfaqëson. Të mos harrojmë se një paraardhës i tij pati deklaruar se në Partinë Socialiste të Edi Ramës ekziston një ‘celule anti-amerikane’. Por, siç duket, për ambasadorin Lu, kjo celulë, tashme një celule narko-trafiku qenka pro-amerikane?

Ambasadori ne ikje Lu, duhet se paku përpara se të flasë për pro, apo anti-amerikanizma, të këshillojë qytetaret amerikane sikur janë në Karachi, Kabul apo Bregun Perëndimor, të gjejë arsyet se pse ‘pro-amerikanizmi’ i shqiptarëve ka zbritur me 7% në periudhën e mandatit të tij si ambasador në Shqipëri. Ai gjithashtu duhet të jetë i sinqertë me qytetarët, por edhe me stafin e tij, dhe ti njoftojë se atij i është refuzuar kërkesa për shtyrje mandati, edhe pse lobistët e Edi Ramës në Uashington të gjitha bateritë e tyre i kanë përqendruar në shtyrjen e mandatit të tij deri në verë, aq kohë sa i duhet Edi Ramës të kapë sistemin e drejtësisë.

Madje duhet tu tregojë se kumbara e martesës së tij me Vllahutin ishte Hoyt Yee, dhe se ai nuk është dorëhequr, por praktikisht është larguar dhunshëm duke i lënë më pak se 24 orë që të boshatise zyrën. Lu duhet të jetë i sinqertë edhe me stafin e tij, dhe tu thotë se jo më larg se dje, koleget e tij perëndimorë në Tirane kanë kryqëzuar vetë atë dhe shoqen e tij Vllahutin për qëndrimet e tyre. Duhet tu thotë se kolegët e tij i kanë kërkuar atij dhe asaj që te mos pozicionojnë opozitën në cep te ringut, por të godasin qeverinë për krimin, korrupsionin dhe shkatërrimin që po i bëjnë Reformës në Drejtësi.

Këto duhet tua thotë edhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Tirane, pa për sigurinë e tyre nuk ka pse shqetësohet, pasi nuk ka vend ne glob ku qytetaret amerikanë janë më të mirëpritur se në Tiranë.

Prandaj, qytetarët amerikanë të lindur apo llotarizuar që jetojnë në Shqipëri nuk kanë asnjë arsye të kenë frikë nga protesta e opozitës. Nga ambasadori i tyre që është bërë palë me një qeveri trafikantësh, ndoshta po.