“ARMO” një mit komunist, Berisha e kuptoi i pari

Miti i ARMO-s si pasuri kombetare Diku nga viti 2009, me takon te intervistoj nje nga ekspertet amerikane te Patton Bogs, qe ne ate kohe ishin kontraktuar nga qeveria shqiptare si konsulente ne privatizimin e ARMO-s. Kompania sapo ishte shitur 128 milione euro tek Rezart Taci dhe ne publik behej debati nese u shit shtrenjte apo u fal. Ne bisede e siper e pyeta se cila eshte vlera e kompanise.

Do te verteten-me tha.

Po-ju pergjigja.

Eshte negative-tha.

E pamundur- i them i cuditur.

Do e shohesh- ja beri.

Per vite me radhe ne kemi krijuar mitin e pasurive kombetare te rreme. Eshte nje tendence qe mesa duket na eshte brumosur nga komunizmi. Edhe tani shumica e eskperteve qe komentojne ne publik vazhdojne te thone se ARMO eshte aset kombetar. Edhe pse historia ka provuar te kunderten te pakten ne tre raste nga tre. Njeriu i pare qe e kuptoi kete ishte Sali Berisha, i cili per aftesine e te kuptuarit te gjerave qendron te pakten 30 vjet para te tjereve. E nxorri kompanine ne shitje dhe i mori 128 milione euro. Kur shoh kush e ka keshilluar me rritet edhe me shume vleresimi per te, te pakten ne kete pike. Por Berisha beri nje gabim.

Nuk shkeputi perfundimisht lidhjet e pergjegjesise shteterore mbi kompanine. Me privatizimin, qeveria duhet te kishte shkeputur cdo pergjegjesi nga ARMO, perfshire detyrimin per t’ju pergjigjur punonjesve ne raste krizash. Studimi i Patton Bogs kishte nje shifer kyce. Sipas llogarive, qe ARMO te dilte me fitim rafineria duhej te kishte nje kapacitet perpunimi prej 5 milione tone ne vit. ARMO e ka 1.2 milione tone.

Me keto tregues kompania nuk dilte rentabel ne asnje skenar te mundshem. Biznesi i rafinerive eshte nje biznes, suksesi i te cilit percaktohet ne nje mase te madhe nga ekonomiksi i shkalles. Sa me shume prodhohet aq me shume ulet kosto, aq me te medha jane gjasat qe kompania te dale me fitim. Miti i ARMO-s si aset kombetar ushqehet nga nje tjeter mit.

Ai se ne kohen kur ishte shteterore kompania dilte me fitim. Ky eshte nje perversitet ekonomik. Fitimi i presupozuar i ARMO-s ne ate kohe ishte de facto subvencion i drejperdrejt nga qytetaret. ARMO perpunonte te gjithe naften shteterore qe vinte nga Albpetroli dhe koncesionaret. Sot ne ate nafte Shqiperia e merr direkt te ardhur ne buxhet. Ne vitin 2009 ne kemi marre 200 milione dollare te ardhura nga nafta, qe perpara privatizimit i hante ARMO. Ne fund, vlen te permendet dhe nje aspekt tjeter shume i rendesishem, qe nuk e permend askush ne gjithe kete debat. Shikoni pak shifrat. Sa rafineri u mbyllen vjet ne Europe. Behet fjale per rafineri me kapacitete shume me te medha se ARMO dhe teknologji shume me eficente. ARMO eshte liability, grope.