Basha, Kryemadhi dhe aleatët, qytetarëve: Ejani nesër, paqësorë dhe të gjithë bashkë!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha u ka bërë thirrje  qytetarëve të vijnë të gjithë në protestën e opozitës nësër, pa pasur asnjë frikë; të vijnë familjarisht, ashtu siç edhe ai vetë do të vijë: "Të të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël, - theksoi ai, - do të jetë një protestë paqesore." 

Kryetari i PD-së ishte sëbashku me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, në apelin që i drejtuan shqiptarëve.

"Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit, - tha kreu i PD-së. - që flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e vendit.Sot ka një marrëdhënie të re midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica dërrmuese e qytetarëve nuk ka dyshim se ky pushtet është vënë në funksion të banditëve dhe kjo është arsyeja e probemeve të shqiptarëve dhe pse nesër në sheshin e protestës do të derdhen të gjithë pa dallim; të shpallin këtë raport të ri të shumicës dërrmuese të qytetarëve të vendosur që duan shkëputjen e politikës nga krimi dhe një grupi pushtetarësh të korruptuar që janë pengesë për Shqipërinë europianë, për hemorragjinë e emigrimit, për papunësinë...

Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë dhe as spektakël. Do të jetë një protestë paqesore.

Ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, mos rrini gojëkyçur para padrejtësive që ju bëhen; është dita e shqiptarëve të ndershëm, ajo pakicë në pushtet duhet t'i hapë rrugën një qeverie antimafia," theksoi Basha.

Kryemadhi: Në protestë me gjithë fëmijët, do të jetë më paqesorja dhe më madhështorja!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nga ana e saj, u ka bërë thirrje qytetarëve pa dallim të marrin pjesë në protestën e 27 janarit, e cila, siç e theksoi Kryemadhi, do të ishte paqesore.

E pyetur për mundësinë e akteve të dhunës, Kryemadhi kundërshtoi prerë: "Këto janë veçse të Edi Ramës; u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, medias, vajzave dhe grave, të vijnë atje për të protestuar për fyerjen e madhe që ju ka quajtur "Kazan".

I ftoj shqiptarët të jenë prezentë me fëmijët sepse nuk ka për të pasur asnjë dhunë. E vetmja dhunë mund të jetë ndonjë provokim i Edi Ramës. I bëj thirrje z. Xhafaj të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon se do të ketë probleme. Protesta e nesërme do të jetë nga më paqesorët dhe më madhështorët. Në të do të jenë të pranishëm edhe ndërkombëtarë  dhe biznesmënët që kanë ndërtuar biznesin e tyre në Shqipëri. Edhe Zoti e ka bekuar këtë protestë me këtë kohë ka të bukur".