Kërcënimi i UEFA-s/ Klubi miliarder rrezikon Championsin

Paris Saint-Germain do të duhet të gjenerojë plot 61milionë paund nga shitja e talenteve, ose përndryshe mund të përjashtohet nga Champions League për vitin e ardhshëm.

Gjigantët francezë aktualisht udhëheqin klasifikimin në Ligue 1 me plot 8 pikë diferencë ndaj ndjekësve më të afërt dhe potencialisht do të hipotekojnë titullin kampion shumë kohë përpara përfundimit të sezonit.

Pavarësisht kësaj, PSG mund të rrezikojë pjesëmarrjen në Champions League, nëse nuk do të arrijnë të zbatojnë rregulloren e UEFA për “Financial Fair Play”.

“L’Equipe” raporton se të dy transferimet më të bujshme të merkatos së verës, si blerja rekord e Neymar për 222 milionë euro nga Barcelona, ashtu edhe huazimi i Mbappe nga Monaco, me të drejtë blerje në shumën 160 milionë euro, janë kryer në mënyrë korrekte.

Tashmë, dy futbollistët që PSG është e dëshpëruar të shesë janë pikërisht argjentinasi Angel Di Maria dhe braziliani Lucas Moura.

UEFA ka theksuar se klubi francez duhet të rivlerësojë kontratat e sponsorizimit me market jo nga Katari, të mos përjashtojë sponsorët nga Emriatet dhe të rrisë çmimin e biletave.

Realizimi i rekomandimit të shitjeve nisi që në merkaton e verës me largimin e Serge Aurier, Blaise Matuidi dhe Jean-Kevin Augustin.