Paralajmërimi/ Lufta e tretë Botërore, ja kush mund ta shkaktojë...

Teknologjia mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore, nëse udhëheqësit nuk punojnë së bashku për të zbutur efektet negative të saj, tha Jack Ma, një manjati kinez dhe presidenti i kompanisë më të madhe tregtare në internet, Alibaba.

“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore, revolucioni i dytë teknologjik, Luftën e Dytë Botërore, dhe tani kemi të tretin.

Nëse do të vijmë deri te Lufta e Tretë Botërore, mendoj se do të duhej të jetë një luftë kundër sëmundjeve, ndotjes dhe varfërisë”, tha Jack Ma në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, raporton The Guardian.

Ma shtoi se tregtia duhet të jetë një zgjidhje për problemet botërore, e jo të përdoret si armë.

 “Nëse do ta përdornit si armë, dëmet më të mëdha do të pësoheshin nga të rinjtë dhe bizneset. Ata do të vriten, ngjashëm si kur të bombardoni dikë”, tha miliarderit kinez.