‘Ylli’ i Juventusit nuk pranon rinovimin, pranë largimit tek rivali i Serie A

Kwadwo Asamoah nuk do ta rinovojë kontratën me Juventuasin, ndërsa Zonja e Vjetër është duke menduar për Matteo Darmianin.

Ganezi ka ardhur te Bianconerët në vitin 2012 dhe që nga atëherë ka fituar shumë trofe, duke përfshirë edhe titullin në çdo vit.

Tuttosport shkruan se kontrata e tij që skadon me 30 qershor nuk do të rinovohet.

Galatasaray mbetet në garë, por edhe me Romën dhe Interin që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Juventus për ta zëvendësuar ganezin, po mendon për Matteo Darmianin.

Bianconerët janë duke punuar tash e një kohë për lojtarin, pasi italiani është i aftë të luajë në të dy krahët.

Po ashtu Juventusi është vënë edhe pas talentit të Genoas, Pietro Pellegri.